Në fillim të vitit Meta prezantoi Movie Gen, mjetin e saj AI për editimin e videove dhe përmbajtjet që ajo prodhonte dukeshin tepër reale. Asokohe Meta tha se i nevojitet më shumë kohë për të hulumtuar rreth projektit pa thënë konkretisht kur mund të shohim debutimin e saj.
Por tani siç duket Movie Gen mund të m bërrijë në Instagram më herët sesa kishim menduar.
Ekzekutivi i lartë i Instagram Adam Mosseri postoi një video të shkurtër duke treguar llojet e editimit përmes AI që do të jenë të mundshme me Movie Gen duke thënë se kompania shpreson që ta bëjë të disponueshëm në Instagram vitin e ardhshëm.
Në klipin e publikuar Mosseri thotë se Meta po punon në disa veçori emocionuese AI për krijuesit video.
“Ju duhet të jeni në gjendje të ndryshoni veshjen tuaj, ose të ndryshoni kontekstin në të cilin jeni ulur, ose të shtoni një varëse – çfarëdo që mund të mendoni,” tha ai.
Ndoshta nuk është rastësi që Meta po flet për veçorinë vetëm disa ditë pasi OpenAI publikoi modelin e tij të gjenerimit të videove për përdoruesit. Meta ka thënë vazhdimisht se dëshiron që chatboti i saj AI të jetë “më i përdoruri” në botë dhe në një përditësim që u publikua gjithashtu sot, kompania tha se Meta AI ka “gati” 600 milionë përdorues mujorë. /PCWorld Albanian