Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut përpara moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia.
Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave dhe zbuluan se tensioni i lartë përpara të dyzetave e trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme.
Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë E Jugut. Ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve. Shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm. Sipas tyre, gratë e prekura nga tensioni përpara të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga ishemia dhe sëmundjet e zemrës.
Për burrat, rreziku ishte 85% më i lartë. Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit përpara kësaj moshe nxit atakun në zemër. Tensioni i lartë i gjakut aktivizon disa mekanizma të dëmshëm për zemrën, thanë ata. Krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku.
Këtu përfshihet: mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja.Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut dhe nxisin bllokimin e tyre duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Nisur nga të dhënat më sipër, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut si dhe një rregjim i duhur ushqimor. Klikoni këtu për të mësuar disa metoda të thjeshta natyrale që ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë.
Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut
Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.Tensioni matet me dy shifra.Shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës. Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit.Kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje.
Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.
Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.
Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension. Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.
#Tensioni #lartë #para #moshës #40vjeçare #lidhet #sëmundjet #zemrës
#Tensioni #lartë #para #moshës #40vjeçare #lidhet #sëmundjet #zemrës