December 23, 2024
VMRO-miting-kampanja-za-pretsedatel-Siljanovska-i-Mickoski-5-bg.jpg


Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi urim me rastin e shënimit të 21 Dhjetorit – Ditës së mësimit në gjuhën turke

 

“Në strukturën e pasur të atdheut tonë, komuniteti turk fisnikëron mozaikun e jetës së përbashkët, duke kontribuar në përforcimin e mirëkuptimit dhe harmonisë së ndërsjellë”, thekson Siljanovska Davkova në urimin.

Ajo përkujton se më 21 dhjetor të vitit 1944, për herë të parë është dëgjuar zëri i mësimit në gjuhën turke në hapësirat e shkollës “Tefejuz”.

“Dita e mësimit në gjuhën turke e shënon të drejtën e çdo populli që ta kultovojë gjuhën amtare, si pjesë të identitetit kombëtar dhe kulturor. Gjuha dhe kultura turke janë pjesë e çmuar nga thesari multikulturor i Maqedonisë së Veriut dhe dëshmi për simbiozën dhe bashkëjetesën shekullore midis popujve”, thotë Siljanovska Davkova.

Gjuha nuk është vetëm mjet për komunikim, shtoi presidentja, por edhe fuqi lëvizëse që i dimensionon shtrirjet e shkencës, e frymëzon kulturrën dhe e nxit mençurinë e popujve.

“Kjo festë le t’ju nxit edhe më shumë suksese në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe traditës suaj. Ndërsa mësimi në gjuhën turke le të vazhdojë t’i pasqyrojë vlerat e diturisë, tolerancës dhe respektimit të jetesës sonë të përbashkët. Urime 21 Dhjetori, Dita e mësimit në gjuhën turke!”, thuhet në urimin e presidentes.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *