December 23, 2024
gju.jpg

“Më kërcasin kockat e këmbës shpesh. A vuaj nga ndonjë sëmundje?”

Përgjigjet Tahir Çela, kirurg ortoped në Spitalin Universitar të Traumës

Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndihet në artikulacione. Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e një sëmundje.

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit. Një dëmtim i menisqeve kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit. Për një përgjigje më të saktë, pacienti duhet të ekzaminohet, të kryhet konsulta.

BURIMI I LAJMIT

#Pyet #mjekun #Më #kërcasin #kockat #këmbës #shpesh #vuaj #nga #ndonjë #sëmundje
#Pyet #mjekun #Më #kërcasin #kockat #këmbës #shpesh #vuaj #nga #ndonjë #sëmundje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *