Grupi parlamentar i Partisë Demokratike gjatë qëndrimit në Kosovë ku ishte pjesë e seancës së përbashkët mes dy parlamenteve në Prishtinë, është takuar më kolegët e grupit parlamentar të LDK-së, partisë simotër në Kosovë.
Kreu i grupi parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndërsa falënderoi për mikpritjen shprehu “besimin e plotë në thellimin e bashkëpunimit mes dy grupeve tona parlamentare, në interes të qytetarëve të dy vendeve tona”.
Bardhi theksoi se lë “të hyjmë në të ardhmen me një besim të ri në unitetin tonë dhe një angazhim të palëkundur për të ndërtuar një të ardhme që meriton sakrificat e bëra nga brezat para nesh”.
“Bashkë dhe vetëm bashkë, mund të sigurojmë që Shqipëria dhe Kosova të vazhdojnë të qëndrojnë si faktor të stabilitetit dhe shpresës në Ballkan dhe përtej”, theksoi Bardhi.