December 22, 2024
image-15-14.jpg

Mbrëmjen e sotme nis spektakli “Big Brother Vip”

çel sezonin e tij të katërt, ku sërish produksioni ka premtuar sukses të padiskutuar.

Dje mbrëma u zhvillua një diskutim mes Ledion Liços dhe disa prej isha banorëve më të përfolur nga edicionet e kaluara të programit.

Moderatori tregoi edhe disa detaje të pathëna nga ky edicion i ri i BBV, nga shkëmbimet që do të bëhen me reality show-n paralel në Itali, “Grande Fratello” e deri tek personazhet që do të marrin pjesë.

Por, nuk mungoi edhe një kunjë për ish moderatoren e BBV, Arbana Osmani – të paktën kështu po aludohet në rrjet.

Në një moment të intervistës, Ledioni shprehet se nëse e prezanton një herë BBV, “nuk i hiqesh dot më, vetëm nëse të heqin” – fjali kjo që po komentohet si arsyeja e largimit të moderatores nga BBV.

“Nëse bën njëherë Big Brother-in unë nuk gjej asnjë arsye për ta lënë, vetëm nëse të lënë ata ty. Kjo është pak por e sigurtë, nëse e bën njëherë duhet ta bësh gjithë jetën“, tha Ledioni gjatë transmetimit të emisionit special “Në dhomën e rrëfimit- duke pritur BBV4”.

Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *