Dy persona si një i vetëm! Nënë e bir hyjnë sot në “Big Brother Vip”.
Fevzije Berani, e njohur si Gili do të jetë banore e “Big Brother Vip” këtë sezon.
Por ajo nuk do jetë e vetme. Ajo do shoqërohet nga djali i saj, Redon Berani, dhe do të jenë si një banor i vetëm.
“Në fakt Gili dhe Redoni do të hyjnë sot në ‘Big Brother Vip’ si një konkurrent i vetëm. Janë një i vetëm dhe çdo e mirë dhe e keqe u shkon të dyve së bashku.”– tha moderatori Ledion Liço.
Edhe Redoni është një reper mjaft i suksesshëm në Kosovë dhe Shqipëri.