
Nga BDI përsërisin thirrjen e për miratimin e Ligjit për masa Restriktive ndaj personave të sanksionuar nga SHBA. Nga BDI thonë se sfidojnë hapur VMRO-DPMNE-në në dhe partnerët e qeverisë që ta rikthejnë Ligjin për Masa Restriktive dhe ta miratojnë pa vonesa.
“Ky ligj, i propozuar nga BDI dhe i miratuar në qeveri, është një hap i domosdoshëm për vendosjen e drejtësisë së barabartë dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. VMRO-DPMNE-së po e bllokon këtë ligj me qëllim, duke treguar se janë në shërbim të oligarkëve dhe interesave të ngushta personale, në vend që të punojnë për qytetarët. Asnjë parti politike nuk mund të mbahet përgjegjëse kolektivisht për veprimet e individëve të caktuar, por të gjithë ne mbajmë përgjegjësi për politikat që miratojmë dhe për forcimin e sundimit të ligjit”, thonë nga BDI.