
Postuar: Dhjetor 21, 2024 | 13:22
Superliga e basketbollit të meshkujve do të hapë sot javën e dhjetë me ndeshjen ndërmjet Teutës dhe Kamzës, në orën 19:30 në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Durrsakët pozicionohen në vend të dytë me 5 fitore dhe 4 humbje, ndërsa kamzalinjtë kanë zbritur në vendin e fundit me 3 fitore dhe 6 humbje.
Dy ndeshjet e tjera do të luhen të dielën në orën 18:00, teksa Besëlidhje kryesuese do të përballet me Tiranën në “Asllan Rusi”, ndërsa Vllaznia pret Apoloninë në Shkodër.
PANORAMASPORT.AL
