September 2, 2025
lamaj.webp.webp


Lëvizja Vetëvendosje qendra në Prizren ka dënuar ashpër deklaratat e drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prizrenit (19.12.2024), lidhur me çmimin e shtyllave elektrike.

Lamaj deklaroi se një shtyllë elektrike SMART ka një çmim furnizimi prej 25,000.00 dollarë dhe mund të shkojë deri në 44,000.00 dollarë, ndërsa Komuna e Prizrenit e ka blerë atë për 32,000.00 euro. VV thekson se me këto deklarata, ai tenton të mbrojë çmimet e papranueshme dhe të manipulojë qytetarët e Prizrenit për blerjet e realizuara nga drejtorati që ai drejton.

Për të vërtetuar se këto deklarata janë të pabazuara dhe të pavërteta, Lëvizja Vetëvendosje sjell faktet si më poshtë:

“Me një kërkim të thjeshtë në internet, secili qytetar mund të gjejë se çmimi i një shtylle elektrike ( të asaj që pretendon drejtori Lamaj: shtyllë elektrike SMART ) zakonisht varion rreth 1,000.00 – 3,000.00 dollar”.

Ky manipulim flagrant jo vetëm që synon të mashtrojë qytetarët e Prizrenit, por edhe ngre dyshime serioze për keqpërdorimin e parasë publike dhe mungesën e transparencës në proceset e prokurimit.

Në vend që të ofrojë shërbime dhe projekte të cilësisë së lartë për qytetarët, drejtori Lamaj ka zgjedhur të përdorë manipulime të tilla për të mbuluar paaftësinë e tij dhe, potencialisht, skandale të reja korrupsioni. Kjo qasje është fyese për qytetarët e Prizrenit dhe për çdo taksapagues që meriton qeverisje të përgjegjshme dhe të ndershme.

Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prizren kërkon që drejtori Lamaj të japë llogari dhe të paraqesë prova për këto pretendime të tij, nëse ato ekzistojnë. Gjithashtu, kërkojnë që organet përkatëse të nisin hetime të menjëhershme për të zbardhur çdo dyshim për keqpërdorime të mundshme.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *