35
Tayna ka folur për herë të parë për situatën e bujshme të para pak kohëve me ish-menaxherin e saj lidhur me fshirjen e këngës së saj nga You Tube prej këtij të fundit dhe ndarjen e tyre në vazhdimësi.
E ftuar në “Mirëmbrëma Yje”, Tayna u pyet prej Arbanës se çfarë ndodhi realisht midis tyre, pyetje së cilës Tayna iu përgjigj:
“Varet prej kontratave që bën, zakonisht kur artistët janë shumë të rinj, kanë qejf, e duan muzikën, e duan suksesin, kanë qejf që njerëzit t’i vlerësojnë talentin që kanë dhe kjo është e mjaftueshme për ta. Tani me kalimin e viteve nuk është veç ajo e mjaftueshme sepse ti piqesh, shikon gjëra, mësohesh edhe vetë. Mendoj që dhe lulen kur rritet duhet t’ia ndërrosh saksinë për t’u rritur më shumë. Kjo ka ndodhur me ne të dy.”
Pyetjes nëse Tayna dhe menaxheri i saj mund të kenë pasur lidhje romantike dhe kënga “Si ai” mund të jetë një dedikim për të, ajo iu përgjigj me një “jo” kategorike, duke sqaruar se çdo gjë midis të dyve ka qenë një marrëdhënie profesionale, duke shtuar:
“Mendoj thjesht që çdo njeri, sidomos në karrierë, duhet ta ndërrojë pak rrethin sepse nuk ke më çfarë të japësh dhe konsumohesh dhe mendoj që ka gjithmonë nevojë për diçka të re, të freskët. Me menaxhimin dhe menaxherin kemi kryer një kontratë, kemi pasur një marrëveshje. Ai tani vazhdon rrugën e vetë, unë rrugën time.”
Këtë ndarje, edhe pse të pritshme nga ana e saj, Tayna e cilësoi si diçka që ndikoi negativisht në emocionet e saj, ama më vonë iu shpërblye me gjëra të reja më të mira në karrierë:
“Largimi ka ardhur befas, sigurisht që jam ndjerë keq edhe pse e kam pritur. Por pastaj mu zëvendësua me një sukses shumë të madh kjo mërzi,” përmbylli ajo duke iu referuar suksesit të madh, edhe ndërkombëtar, që ka bërë me dy këngët e saj të fundit që prej ndarjes nga menaxhimi: “Si ai” dhe “Obsesion”.
Burimi i Lajmit
#Tayna #rrëfehet #për #herë #të #parë #për #skandalin #këngës #dhe #ndarjen #nga #menaxhimi
#showbiz #bigbrothervip