December 23, 2024
joridatabaku.jpg


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në fjalën e saj në Parlament tha se qeveria shqiptare është e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortit. Sipas saj, kjo është herë e parë që qeveria e PS tërhiqet pas për çështje taksash.

Në 11 vite pushtet – tha Tabaku- është ndërtuar një sistem i padrejtë taksash, që ka zhvlerësuar punën.

Deputetja demokratike u shpreh se ka ardhur koha për një kod fiskal, i cili përcakton qartë rregullat fiskale.

“Sot ka ardhur koha të ngremë një kod fiskal, një kod fiskal i cili përcakton rregullator fiskale qartë, që të dy palët politike bien dakord. Një kod fiskal që nuk ndryshon dhe nuk heq nga taksat ata që marrin favore nga qeveria. Një kod fiskale që është i drejtë për të gjithë, që ka në bazë të tij një set rregullash dhe procedurash që nuk ndryshojnë nga sot në nesër. Hartimi i këtij rregull fiskal është i rëndësishëm edhe për një strategji afatmesme të ardhurash, por edhe për një stabilitet me investimet e huaja”, tha Tabaku.

Deputetja e PD tha se ligji për investimet strategjike që qeveria e sjell për herë të 6 për ta shtyrë, është një ligj klientelist dhe abuziv.

“Qeveria shqiptare sjell ligjin e investimeve strategjike, një ligj klientelist dhe korruptiv që bën biznesmenë ata që vijnë nga rruga e nuk mbështet njerëzit e punës si profesionistët e lirë. NJë ligj abuziv që duhet të kishte përfunduar, një ligj që qeveria ka marrë angazhimin që do ta ndalojë, sillet përsëri në Parlament për herë të gjashtë për ta shtyrë”, tha ndër të tjera deputetja Jorida Tabaku.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *