December 23, 2024
Capture-56.png


Me Ratifikimin e Marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët Inteligjentë” (Smart Labs) – Dixhitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”, mundësohet financimi i laboratorëve smart në shkolla nga veriu në jug.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se qeveria ka rritur investimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në të gjithë vendin.

“Krahas instalimit të 654 SmartLab-eve në mbi 600 shkolla publike të arsimit bazë dhe arsimit të mesëm, që u mundësojnë nxënësve dhe mësuesve qasje në pajisje moderne të teknologjisë si tabelat interaktive për mësimdhënien, laptopë modernë dhe kompjuterë të vegjël për programim, projekti parashikon ngritjen e kapaciteteve, duke përditësuar kurrikulën e TIK-ut, trajnimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve për lëndën e TIK-ut, si dhe sigurimin e materialeve mbështetëse për mësuesit dhe nxënësit”, tha Manastirliu.

Sipas saj, investimet në teknologji, rrjetin e laboratorëve smart, për digjitalizimin në tërësi, ndihmojnë brezin e ri për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI.

Manastirliu bëri me dije se pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe zbatimit të projektit do të jenë përfitues rreth 130 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, nga klasa 1-12.

‘Aktualisht janë 316 laboratorë smart në shkolla, që garantojnë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e kurrikulës së re TIK, të hartuar sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare, për nivelet e klasave I-III, që ka në fokus të saj zhvillimin e kompentencave bazë në botën e kompjuterit, multimedias, të menduarit kompjuterik, kodimit dhe sigurisë. Në kornizën kurrikulare të arsimit parauniversitar, kurrikula e TIK synohet të përfshihet në të gjitha klasat, nga I-XII dhe kompetenca digjitale të zhvillohet përgjatë gjithë lëndëve tjera. Falë investimit të deritanishëm, mbi 35 mijë nxënës në arsimin fillor po mësojnë në këtë vit të ri shkollor përmes platformave interaktive, ndërkohë që pas ratifikimit të kësaj marrëveshjeje dhe zbatimit të projektit do të jenë përfitues rreth 130 mijë nxënës të arsimit parauniversitar, nga klasa 1-12’, tha ajo.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *