December 23, 2024
470184660_122203954592078696_6317527830692368967_n-696x464-1.jpg


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka pritur sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

Kryediplomati shqiptar, në një postim në rrjetet sociale shprehet se gjatë bashkëbisedimit me Kasanof, “rikonfirmuam partneritetin gjithnjë më të fortë dhe strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe angazhimin tonë të qëndrueshëm si aleatë të NATO-s”.

“U angazhuam më tej për të intensifikuar dialogun strategjik për të luftuar dezinformimin, forcuar sigurinë kibernetike, mbështetur Ukrainën dhe përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor, ku SHBA luan një rol jetik në avancimin e integrimit euroatlantik”, ka deklaruar ministri Hasani.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *