100
Artisti i njohur Frederik Ndoci, i cili befasoi me reagimin e ashper ndaj Parashqevi Simakut, ka ndarë se fundi një histori nga viti 2000 që lidhet me të. Sipas Ndocit, gjithçka nisi kur Dem Balidemaj, një shqiptar i angazhuar në komunitetin artistik, i propozoi atij të performonte në festimet e Vitit të Ri 2000 në një event ku do të merrnin pjesë artistë të njohur si Gëzim Nika, Aurela Gaçe, Vera Uruçi dhe Parashqevi Simaku.
Pavarësisht një oferte të dyfishtë nga një tjetër mik italian për të performuar në Madison Square, Ndoci i qëndroi fjalës së dhënë. Gjërat morën një kthesë të papritur më 27 dhjetor, kur Simaku kërkoi një bisedë private me organizatorin dhe deklaroi se nuk pranonte të performonte me Ndocin.
I thashë që më prishët netët dhe është vonë, sepse për Vit të Ri organizoja gjithmonë vetë diçka të tillë,” rrëfen Ndoci, duke shtuar se vendosi të largohej nga projekti.
Sipas artistit, më 1 janar 2000, Dem Balidemaj e telefonoi për t’i thënë se mbrëmja ishte prishur, pasi Parashqevi Simaku kishte pësuar një incident gjatë performancës dhe ishte dërguar në spital.
Reagimi i plotë i Federik Ndocit:
Nje tjetër rast jo shum profesional nuk do ta lë pa e përmendur.
Më telefonon një nga shqiptarët shum pozitiv të komunitetit Dem Balidemaj dhe më propozon për natën e Vitit të ri dhe më dt 1 janar 2000. Pasi e pyes dhe më thotë të gjith artistat që do merrnin pjesë Gëzim Nika Aurela Gaçe Vera Uruçi Parashqevi Simaku pranova absolutisht.
Cdo ditë më telefononte një mik italian që e kish një lokal në Madison Square në kat të tret që të ish i pranishëm më 31 dhjetor 1999. Kërko sa të duash por më që kisha dhënë fjalën te Dema as nuk bëhej fjalë. Më dt 27 dhjetor bëhet një mbledhje grumbullim i tër e artistëve dhe orkestrantave që kishim kontratën me Demën. Takohena me sejcilin por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur: vjen përshendet me dorë nga dera dhe kërkon pak bisedë private me Demën. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet në derë i berë verdh në fytyrë dhe më kerkon mue personalisht. Dal dhe duke më kërkue të falur disa herë më tha se Vivi nuk pranon me kem me ty këto dy ket?!
I thashë se më prishen netët dhe asht vonë, nga që për vit e organizoja unë personalisht diçka të tillë.
Më tha ja çeku. Hyra në dhomë u takova me të gjith pa u proklamue aspak arsyen objektive që ishte jo pozitive. Tek dola te dera mbaj mend vajzën e Demës që lotonte dhe i thash Demës: më vjen keq por ka me ta prish natën e vitit te ri. Dola dhe sapo hyra në makinë pyeta mikun Italian qe klithi nga gëzimi se do isha në lokalin e tij me 31. Më pagoi dy fishin e Çekut. Pra nga njëra anë Vivi më bëri personalisht nder sepse mora tri herë nga kisha marr çdo vit.
Me dt 1 janar në 12:00 mesdit më merr Dema dhe më thot se mu prish mbramja e vitit te ri sepse Parashqevia mu rrëzu sa mori mikrofonin dhe e dërguem në spital. Arsyen ma tha por un nuk kam pse tua them ju.
A mundesh me ardh sonte mu lut por un i thash që jam i zan…
Un kurr nuk kam nëerrue nji fjal te keqe me të.
I ofroja punë dhe sigurisht që donte 10 mijë dollar paradhënie. Partnerët e mi nuk ishin dakort kështu një herë dy dhe e fshime nga lista. Me pas mora vesh se me Ritën qe kishin qenë shoqe të ngushta diçka kish ndodhur.
As nuk e kam pa në jeten e saj private as nuk ia kam numru grat e burrave brinjar që e kërcënonin pa fund.
Ajo ishte beqare vajzë e re dhe sigurisht pabesia ishte tek të pabesët dhe jo tek artistja qe e kishte shum te zorshme të përballonte presione nga tana anët.
Njeriu nuk asht e drejt të vlersoj dikë nga thash e themet por nga të vërtetat që njeh dhe i provon personalisht.
Titulli termi nocioni privilegji sllogani etiketa me qenë artist ndryshon kryekeput në të vërtetat e meritës së lindur të fituar e shpesh të pa merituar.
Kemi artiste mediash që me tri katër javë në TV parakalojnë artistë që u asht dasht nji jetë me arritë në pozicion që me ndihmën e medias ose programi artistik ose me taraf ose me para ose me meritokraci politikash ose me tekat e prindërve që përfituan nga një rastesi për tu bërë të pasur.
Artisti i lindur është i thjesht.
Ai qan pa e parë asnjeri, por shfaqet si i lumtur.
Nuk ësht aspak i kënaqur me atë cfarë debutoi dje i njeh difektet e tij dhe kupton me shpejt hipokrizinë e pseudo dashamirëve ose të pa afteve që ia rrahin shpatullat.
Është me e leht të jesht artiste Femër.
Mundësia për të qenë shume e mirë nuk mvaret aspak nga të lindurit apo aftësia, por nga fiziku i saj nga bukuria. Artistet tona ndryshojnë nga bota sepse bukuroshet në botë as nuk e provojnë të këndojnë pasi u duket një rrugë ma e gjatë e vështir dhe pa fund të bukur. Ata bëhen Striptiza nëpër klube nate ndërsa bukuroshja ballkanike ban cmos ti shkëputet termit striptizë në lokal nate sepse do të keqtrajtohej si putane. Ajo zgjedh të jete putan e rrafinuar që me një mikrofon në dore të këndoj, me ndihmën e teknologjisë që axhuston cdo notë dhe inteligjenca e teknologjisë e nxjerr perfekt vokal.
Tani gjoksi i saj kofshet tangat janë refreni kanga ma e bukur që mashkulli i shkatërruar nga stërmundimi 15 orësh gjatë ditës së punës. Ai nuk ka kohë as të lexojë as të arsyetoj përse zoti bëri këtë Evën e kohëve moderne pa mollë por me mikrofon dhe nuk thellohet nëse vërtet asht artiste apo nje striptizo-artiste ballkanase.
Një ndryshim krejt i dukshëm që bëhet pasoj ësht shkaku që meshkujt ballkanas jan shum ma te avancuem si përfaqsues të islamit perëndimor edhe nëse jan katolik orthodox në të vertet, femrën e adhurojnë e duan e martojnë vetëm kangtarë e cila asht e preferuara e shum shum pretendentëve ku ti që e posedon për një natë një javë një muaj ose (rradhë) një jet, se maço dhe ua ke dhjerë të tjerëve që nuk e kan aftësin tande të jen sylesh e sakat.
Megalomania e para pluralizmit politik ndër artista ishte jo fenomen në pergjithsi. Me që diktatur ti duhej të ishe artist “i joni” që “këndon për ne” bashkpuntor i sigurimit ose antar partie. Gjithsejcila nga këto etiketa ndihmonin 50% te nivelit si artist.
Në të kundert do të shtypeshe persekutoheshe të vuaje të ishe thjesht numëror. Por kurr të shkëlqeje nëse nuk donte partia ne se nuk donte dhe adhuronte gruaja e antarit te byrosë ose e drejtorit ose e kryetarit te policisë.
Ndërsa me femrat asokohe pra para 1990 ishte shumë ndryshe.
Femrën e bukur e kishin frikë sepse gjithmonë dikush nalt e kishte hull grepin përpara dhe ishte super rrezik se përveç mundësis që ajo nuk pranonte mund të merrej vesh nga peco groso-ja që ishte pas saj dhe ishe i djegur i përcëlluar. Këto artiste kishin mundësin të ishin të pabesa dhe të rrezikshme si Kleopatra ose si Mata Harri Clareta Petaqi Lili Braun ose femra që kishte aftësi të fshihte flirtet e saja për të qenë sa me prè e peco groso, që priste informacion se kush ishte filania nga vinte kush i vinte rrotull dhe ky peco groso a ishte në nivel hierarkie më lart se ty.
Arti ka labirinthet e veta mjaft misterioze sidomos në mardhaniet mes artistëve te sekseve të ndryshëm.
Mardhaniet tona ishin si ato koshat e plehut qe rrinë pas dere dhe përdoren për gjëra jo aq të rënda si në kuzhinë, por përdoren për një shuk letre për një mbështjellëse karrameleje ose për nje lëvore arre. Dashurit tona ishin flirte me një jetgjatësi disa diteshe ose me e shumta me pak se nje vit dhe që perfundonin më keq se të ishe në Aruba me dashnoren e Eskobarit.
Na meshkujt nuk ishim aq të lodhur dhe jo aq të etur. Ndërsa ata vinin shpesh të maltrajtuara të lodhura shum të ezauruara…dhe ne ishim thjesht plotsim kapriçioje.
Ne na gjuanin kryesisht së pari femrat e llastuara femra që të sillnin mënxyrë nga prindërit e tyre që ishin në struktura asokohe që të përvëlonin.
Por në thelb të liron ne se je i sinqert.
Burimi i Lajmit
#Arsyeja #përse #Federik #Ndoci #paska #mëri #Parashqevi #Simakun
#showbiz #bigbrothervip