July 8, 2025
hgjh1.jpg


Postuar: Dhjetor 19, 2024 | 13:26

Sulmuesi i Real Madridit, Kilië Mbape ka folur në BeIN Sports për dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo.

hgjh

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Kristiano Ronaldon, është gjithmonë bukur të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai apo si Leo Mesi. Kur flasim për Kristianon, flasim gjithmonë edhe për Mesin. Jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Nejmar, Pogba, Grizman, Benzema…”.

Mbape kujton se ka luajtur edhe me Leo Mesin dhe i rikthehet dualizmit mes argjentinasit dhe Ronaldos: “Mendoj se do të ishte mirë të luaja me të, por tani do të jetë e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, ai është një legjendë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Leo Mesin”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *