July 8, 2025
Rama-bruksel-1.jpg


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një foto nga Brukseli, ku shfaqet me Komisioneren e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.

Kjo e fundit e ka pritur në zyrën e saj, bashkë së bashku me Ministrin Igli Hasani, Blendi Gonxhen dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit.

“Bruksel – Me Komisioneren e re të BE për Zgjerimin, Marta Kos, njohëse shumë e mirë e rrugës së Shqipërisë drejt BE, çmuese e sinqertë e arritjeve të mëdha në këtë rrugë, mbështetëse e fortë e anëtarësimit tonë brenda vitit 2030”,  shkruan Rama në FB.

Më herët Rama nënshkroi marrëveshjen e partneritetit për sigurinë dhe mbrojtjen me BE. Ndërkohë, pritet që liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata europianë do të mblidhen sot në samitin e radhës të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor. Punimet e samitit do të zhvillohen në Bruksel në orën 17:00 aty ku një ditë më parë u zyrtarizua edhe hapja e negociatave të Shqipërisë për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *