September 9, 2025
2222REDAKT.Nje-projekt-qe-parandalon-erozionin-e-rrezikshemm.jpg


“Sivjet u përpilua projekt i posaçëm i cili parashikon pastrimin e kaskadave, të cilat pengojnë materialin eroziv i cili do të mbulonte rrugët e fshatit si dhe parandalimin e dëmtimit të shtëpive, të cilat gjinden në këtë zonë”, thotë Duka

Vjollca SADIKU

Dibër, 18 dhjetor – Në Komunën e Dibrës kanë filluar aktivitetet për parandalimin e erozioneve, të cilët rrezikojnë rrugët, shtëpitë, por edhe jetën e banorëve. Është një projekt, i cili është shumë i nevojshëm meqë ka të bëjë me mbrojtjen nga erozionet sidomos në fshatrat e Komunës. Dëmet nga erozioni kanë qenë të mëdha dhe në momente kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve dhe turistëve në lokalitetin banjar të “Banjave të Dibrës-Capa” në Kosovrastin e Poshtëm. Për projektin në fjalë, kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, ka informuar se projekti ka qenë shumë i nevojshëm.

“Disa vite me radhë, fshati Kosovrasti i Poshtëm rrezikohej nga materiali eroziv që shkaktohej nga pjesa malore çdo stinë vjeshte dhe dimri kur fillonin reshjet të shiut dhe borës. Komuna e Dibrës i ndërmerrte të gjitha masat për të pastruar materialin nga rrugët e fshatit që sillnin shtrëngatat. Sivjet u përpilua projekt i posaçëm i cili parashikon pastrimin e kaskadave, të cilat pengojnë materialin eroziv i cili do të mbulonte rrugët e fshatit si dhe parandalimin e dëmtimit të shtëpive, të cilat gjinden në këtë zonë”, thotë Duka. Ai shton se projekti ka filluar të realizohet këto ditë nga firma e kontraktuar me çka u realizua edhe një premtim shumë domethënës për banorëve të fshatit. Pushteti vendor i Dibrës potencon se punimet realizohen me një dinamikë të përshpejtuar dhe pritet që shumë shpejt projekti të jep efektet e tij. Për projektin në fjalë, komuna shpesh ka takime edhe me banorët të fshatit, i cili gjendet në afërsi të lokalitetit “Banjat e Dibrës – Capa”.

Problemet e banorëve të fshatit në fjalë, por edhe të lokalitetit banjar kanë qenë të shumtë dhe shpeshherë ka ndodhë që për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, të bllokohet rruga drejt kompleksit banjar në këtë fshat, por edhe rruga që lidh fshatin Kosovrast i Poshtëm me fshatin Kosovrast i Epërm. Reagimet të banorëve kanë qenë të mëdha, kurse nga erozioni shpesh kanë patur edhe dëme materiale në automjete, shtëpi dhe në tokat përreth.

Dëme ka patur edhe lokaliteti banjar “Banjat e Dibrës – Capa” meqë turistët banjar shpesh kur ka patur erozione, nuk kanë mundur të arrijnë në lokalitetin banjar. Edhe investitorët e banjave tani besojnë se problem me rrugën që bllokohej nga erozionet, do të jetë problem i tejkaluar. Ndërtimi i parë i kaskadave ka ndodhur pas ndërtimit të Pendës të liqenit të Dibrës, edhe atë në fund të vitete të 60-ta. Atëkohë, me ndërtimin e hidrocentralit “Spile”, u bënë edhe kaskadat me qëllim të parandalimit të përrenjve e shkëmbinjve, gurëve dhe materialit të rërës dhe dheut nga mali në ujërat e liqenit. Por meqë tani më mbi tre dekada nuk është bërë në kontinuitet pastrimi dhe sanimi i kaskadave në fjalë, gjatë reshjeve të rrëmbyeshme është zmadhuar prurja e shkëmbinjve dhe dheut dhe rruga në që lidh fshatin turistik me lokalitetin banajar, por edhe me fshatin Kosovrast i Epërm, gjithmonë bllokohej. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *