November 5, 2025


Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, miroslav Lajçak ka renditur temat që kanë diskutuar me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq të martën në Bruksel.

Të dyja shtetet u dakorduan për komisionin e përbashkët për të zhdukurit.

Lajçak në një shkrim në X, ka theksuar se është shprehur i lumtur për dakordimin duke thënë se është hap i rëndësishëm e se së shpejti do të organizohet mbledhja e parë e komisionit të përbashkët.

Lajçaku ka theksuar se ua ka kujtuar Bislimit e Petkoviqit se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se s’ka shkëputje mes të dyjave.

Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe për hapat që duhen bërë për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian.

“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, kanë qenë çështjet e që i ka përmendur emisari i BE-së.

The post Lajçaku rendit kërkesat e BE-së për `Banjskën`, Asociacionin dhe simbolet appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *