May 9, 2025
465660865_1272246470689257_2121834825207218437_n

HESHTA

Heshta, heshta,
Heshta edhe kur është dashtë të flas
Heshta edhe kur pashë gabime
Heshta edhe kur më gënjyen në fytyrë.

Heshta edhe kur bënë sikur më duan
Heshta edhe kur mora thika pas shpine
Heshta me mijëra herë
Heshta se nuk doja të isha njëri ndër ta.

Heshta, heshta,
Heshta, sepse heshtja më vleu si ar
Heshtja ime bëri bujë
Heshtja ime te disa njerëz u bë sëmundje.

Pas heshtjës sime, filloi gjithçka, filloi një ankth për ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *