June 27, 2025
20201208_120525-scaled-1.jpg


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit.

Trupi i pajetë 26-vjeçares me iniciale M. O., banuese në fshatin Kosharisht, u gjet ditën e djeshme. Raportohet se nga eksperti mjekoligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Zhdukja e 26-vjeçares është denoncuar në Komisariatin e Policisë Kukësit nga familjarët e saj më 16 Dhjetor.

Ata denoncuan se kishin humbur kontakte me të dhe një ditë më pas u gjet trupi i pajetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *