June 27, 2025
IMG_4984.jpeg


Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”.

Në përplasjen mes një kamioni dhe një automjeti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi D. T., 65 vjeç. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. B., po merret në pyetje nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Sh. B. dhe mjeti me drejtues shtetasin D. T.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi D. T., rreth 65 vjeç.

Me drejtuesin e kamionit, shtetasin Sh. B., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *