July 5, 2025
auto_asllan1733215814.jpeg


Seanca e parë paraprake për deputetin demokrat Asllan Dogjani është shtyrë për javën tjetër, pasi ai kërkoi shtyrjen për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Mungesa e deputetit të Partisë Demokratike bëri që seanca të shtyhej.

Dogjani akuzohet nga SPAK për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë”, lidhur me një apartament rreth 100 metrash katrorë, të cilin ai kishte deklaruar se e kishte fituar si rezultat i këshillimit juridik. Hetimet kanë zbuluar se Dogjani e kishte blerë këtë apartament për rreth 122 mijë euro, të cilat i ka paguar në cash.

Në seancën e kësaj të marte, pritej që të vendosej nëse dosja do të kalonte për gjykim.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *