June 28, 2025
1734445823_Capture-1.jpg

Në Maternitetin Koço Gliozheni ka ardhur në jetë bebja e parë “in vitro”. Në  këtë maternitet është ngritur Qendra e Riprodhimit të Asistuar, e para në strukturat e shëndetit publik në Shqipëri, e cila parashikohet se do të ofrojë  shërbim për 100 çifte në vit falas.

“Mirë se erdhe në jetë, Soreja

Sot është një ditë e veçantë për Eridën dhe Xhemalin që pas një rruge të gjatë plot shpresë dhe përpjekje, ëndrra e tyre për të pasur fëmijë u bë realitet, falë përkushtimit të ekipit të Maternitetit “Koço Gliozheni” dhe procedurës së fertilizimit in vitro (FIV) që përmes investimeve si Qendra e Teknikave të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar, ka bërë të mundur që shumë familje të realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një fëmijë”, shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në Facebook.

Ai shton më tej se, paketa e fertilitetit falas do të ofrohet edhe në në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Materniteti “Koço Gliozheni” hapi siparin e kësaj procedure dhe me buxhetin e vitit 2025, do të nisë investimi që edhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” të ofrohet paketa e fertilitetit falas për të gjitha çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë”, shkruan kryeministri Rama.

Në vitin 2017, shoqata Together for Life” identifikoi dhe ngriti për herë të parë shqetësimin për mungesën e mbështetjes për çiftet që përballen me infertilitetin në Shqipëri. TFL kërkoi dhe analizoi fakte dhe të dhëna që treguan se në vitin 2012, një projekt me vlerë prej 25.000.000 lekësh ishte nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian për të realizuar procedurën e Fekondimit in Vitro në strukturat shtetërore.

Në nëntor të vitit 2022, gjatë diskutimeve për buxhetin e shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë, TFL prezantoi disa nga gjetjet e raportit dhe propozoi krijimin e një qendre për fekondim in vitro si një mundësi të rëndësishme për individët dhe çiftet që përballen me infertilitet. Kjo kërkesë u reflektua në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë me produktin e quajtur “Cifte që përfitojnë nga paketa e fertilitetit”, e cila do të financohej me një fond total prej 1 milion lekësh. Megjithatë, në vitin 2022 nuk u ndërmor asnjë veprim konkret për fillimin e punimeve.

Në buxhetin e vitit 2023, ky produkt u hoq nga lista e financimeve. TFL iu drejtua me shqetësim Komisionit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në seancën dëgjimore të organizuar për buxhetin e shëndetësisë për vitin 2023. Ministria pranoi se kjo politikë do të vazhdonte përmes një projekti investimi në spitalin Koço Gliozheni.

Më 24 maj 2023, Ministria e Shëndetësisë njoftoi në rrjetet sociale fillimin e zbatimit të projekteve të reja në Maternitetin “Koço Gliozheni” për ndërtimin dhe pajisjen e Qendrës së I-rë publike të Riprodhimit të Asistuar (FIV).

Prej shume vitesh kjo procedurë është ofruar vetëm në sektorin privat.

 

 

BURIMI I LAJMIT

#Paketa #falas #fertilitetit #Materniteti #Koço #Gliozheni #hapi #siparin #vjen #në #jetë #bebja #parë #vitro
#Paketa #falas #fertilitetit #Materniteti #Koço #Gliozheni #hapi #siparin #vjen #në #jetë #bebja #parë #vitro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *