
Jo çdo person që preket nga meningiti ka pasoja fatale për jetën. Qytetarët janë alarmuar pas humbjes së jetës së vajzës së mitur në QSUT në Tiranë, si pasojë e prekjes nga meningjiti akut, por mjekët shprehen se nuk ka vend për panik.
“Asnjë panik nga meningiti bakterial miq!
Është sëmundje shumë e rrallë edhe pse serioze kur ndodh!
E njohim mirë dhe prej kohësh!”shkruan në faqen e tij në Facebook, mjeku Ilir Alimehmeti.
Mjekët sqarojnë se kur prekemi nga infeksionet virale nuk duhet t’i neglizhojnë por të paraqitemi tek mjeku i familjes, pasi bakteri gjen terren të përshtatshëm.
Ata shtojnë se gripi nuk duhet neglizhuar pasi një ndër komplikacionet e tij është meningjiti viral, cili shkakton humbje jete.
#Mjekët #Nuk #vend #për #panik #nga #meningjiti
#Mjekët #Nuk #vend #për #panik #nga #meningjiti