December 22, 2025
interpol12.jpg


Interpol ka publikuar një listë me 10 individë të rrezikshëm, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda, që përfshijnë vrasje, trafik droge, pastrim parash dhe veprimtari kriminale në kuadër të grupeve të strukturuara. Të kërkuarit janë shtetas shqiptarë dhe emrat e tyre lidhen me një seri veprash penale të kryera në Shqipëri dhe jashtë saj, për të cilat janë lëshuar urdhër-arreste nga autoritetet në vende si Belgjika, Greqia, SHBA dhe Qipro.

Këta individë përfaqësojnë një rrezik të lartë për sigurinë publike dhe operacionet e policisë ndërkombëtare synojnë t’i vënë përpara drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Lista e plotë e të kërkuarve dhe akuzat ndaj tyre:
1. Bedri Noka (40 vjeç) – I kërkuar nga Belgjika për përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge dhe pastrim parash.
2. Andi Kuka (31 vjeç) – I kërkuar nga Belgjika për të njëjtat akuza: trafik droge, organizatë kriminale dhe pastrim parash.
3. Taulant Memo (38 vjeç) – I kërkuar nga Greqia për dëmtim financiar mbi 10,000 euro dhe armëmbajtje pa leje.
4. Ergest Memo (40 vjeç) – I kërkuar nga Greqia për të njëjtat akuza si Taulant Memo.
5. Aleks Burreli (56 vjeç) – I kërkuar nga Qipro për komplot për vrasje, përdorim eksplozivësh, zjarrvënie, vjedhje dhe tentativa për vrasje.
6. Romeo Rustemaj (35 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje dhe arratisje nga paraburgimi.
7. Gazment Nebiu (48 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për vrasje me paramendim, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
8. Ervis Mecollari (37 vjeç) – I kërkuar nga SHBA për vrasje.
9. Spartak Sageri (51 vjeç) – I kërkuar në Shqipëri për vrasjen e dy ose më shumë personave dhe komplot kriminal.
10. Artan Sulstarova (44 vjeç) – I kërkuar nga SHBA për vrasje të shkallës së parë dhe sulm me armë zjarri.

Këta individë janë subjekt i ndjekjes intensive nga policia dhe agjencitë ligjzbatuese në mbarë botën. Hetimet dhe operacionet ndërkombëtare synojnë të sigurojnë që ata të përgjigjen para drejtësisë për krimet e tyre të rënda./faxweb



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *