
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është shprehur se sondazhi i fundit tregon qartë mbështetjen e madhe për LVV-në dhe krizën e thellë të opozitës.
”S’ka kthim mbrapa!Paskan me i shkarku kryetarët e partive opozitare.Sondazhi i fundit, i cili pritet të publikohet, tregon qartë mbështetjen e madhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe punën e qeverisë Kurti. Ndërkohë, ky sondazh vë në pah krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e vendit”, ka shkruar Bajqinovci.
Më tutje ai ka thënë se shifrat janë të pamëshirshme dhe të qarta dhe se qytetarët kanë vendosur se kush e meriton besimin dhe kush jo.
”LVV-ja është në kulminacion dhe mbështetja e qytetarëve na jep forcë për të vazhduar me punë, transparencë dhe përkushtim ndaj republikës sonë”, ka shkruar Bajqinovci.
Fitorja e madhe po vjen. 9 Shkurti është yni, ka shkruar Bajqinovci.