July 6, 2025
gfh.jpg


Lacio ka fituar vetëm dy nga 8 ndeshjet e fundit kundër Interit dhe kanë qenë të dyja sfida të luajtura në Olimpico, tetor 2021 dhe gusht 2022.gfhTë dyja kanë përfunduar 3-1 dhe në pankinë ka qenë Mauricio Sarri. Interi ka shënuar të paktën një gol në secilën nga 8 transfertat në Serinë A kundër Lacios duke marrë 4 fitore, një barazim dhe 3 humbje.

Lacio ka grumbulluar 31 pikë në këtë kampionat dhe me një fitore te mundshme mund të arrijë 34 pikë pas 16 ndeshjeve sezonale të Serisë A për herë të tretë në epokën e ndeshjeve që vlejnë 3 pikë, pas 99-20 me 34 dhe 2019-2020 me 36 pikë.

Interi ka shënuar 41 gola ne transfertë në vitin kalendarik 2024. Vetëm dy herë ka bërë më mirë me 46 gola në vitin 1949 dhe 43 në vitin 2021.

Në rast të një fitoreje, zikaltrit do të barazonin ecurinë më të mirë të fitoreve në transfertë në një vit kalendarik (13 fitore në vitin 2007 dhe 2021). Vetëm Atletiko e Madridit me (13) është skuadra që ka shënuar më shumë sesa Lacio (12) në 15 minutat e fundit të ndeshjeve.

Ndërkohë që Interi është skuadra që pëson më shumë gola në 15 minutat e fundit në Serinë A, pra 7 nga 15 gola. Simone Inzagi është trajneri që ka më shumë ndeshje në pankinën e Lacios (197) nga viti 2016 deri në 2021. Ai është i vetmi që ka kaluar kuotën e 100 fitoreve (106) nën drejtimin e bardhekaltërve. Në 3 ndeshjet kundër ish-ekipit të tij nuk njeh humbje, 2 fitore dhe 1 barazim.

Mateo Genduzi është pranë fitores së 100-të në 5 kampionatet kryesorë (99). Është lojtari i vetëm i lëvizshëm te Lacio (pa portierin) qe i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar në këtë kampionat. Ka kryer 227 pasime në 3/4-t e fushës kundërshtare.

Nga lojtarët që kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në Serinë A, Tavares dhe Dimarko janë ata që kanë kryer me shumë krosime për ndeshje, respektivisht 1.4 dhe 1.2. Markus Turam është francezi i parë me Interin që ka arritur kuotën e golave dyshifrorë për 2 sezone radhazi. Ndërkohë, në vitin kalendarik ka marrë pjesë në 20 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *