July 5, 2025
467473197_1634430864120821_2581648875998713851_n-1333x1000-1.webp.webp


Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Liridona Kozmaqi-Hajdari, e ka konfirmuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të paraqitet sot për intervistim në cilësinë dëshmitarit në këtë Prokurori.

Ajo ka thënë se nga Qeveria janë njoftuar se kryeministri nuk mund të paraqitet sot për intervistim pasi që ndodhet për vizitë zyrtare jashtë vendit.

Ndryshe kryeministri Albin Kurti ishte thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale për ditën e sotme. Kurtit pritej të dëshmonte për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është përmendur edhe ministrja Rozeta Hajdari. Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit më 12 dhjetor.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *