
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, po qëndron në SHBA, ku po realizon takime pune.
Sot Osmani u takua me sekretarin e Marinës së ShBA-së, Carlos Del Toro.
Ajo ka falenderuar Sekretarin e Marinës për pritjen e ngrohtë dhe bisedën e gjatë mbrëmë.
Presidentja ka dhënë disa detaje nga takimi, ku ka treguar se për çfarë kanë biseduar, si temë kryesore ishte forcimi i marrdhënieve dhe mbështetjen e vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë dhe sigurisë.
”Kosova dhe SHBA ndajnë lidhje të forta të ndërtuara mbi respektin reciprok dhe vlerat e përbashkëta. Ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS) dhe thellimin e bashkëpunimit tonë për një të ardhme më paqësore dhe të sigurt.”, ka shkruar Osmani në X.