Norvegjia e ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në hendboll në finalen e zhvilluar në Vjenë, ku norvegjezet fituan 31:23 ndaj Danimarkës.
Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:12 në të mirë të Norvegjisë.
Por pjesa e dytë u takoi plotësisht norvegjezeve që krijuan epërsi bindëse.
Norvegjia e ka fituar titullin e dhjetë të Evropës dhe të tretin rresht.
Danimarka është Kombëtarja e dytë më e suksesshme në histori të Kampionateve Evropiane, me tre tituj dhe katër vende të dyta.
Henny Reistad u shpall më e mira e finales, pasi udhëhoqi Norvegjinë me tetë gola.
Vendin e tretë e zuri Hungaria duke fituar medaljen e bronztë ndaj Francës pas fitores së ngushtë 25:24.
Finalja u zhvillua në praninë e 8775 shikuesve.
The post Norvegjia mposht Danimarkën dhe fiton titullin e dhjetë të Evropës appeared first on KosovaNews.