
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në konferencë për media ka folur për tre aksione policore që janë zhvilluar këto ditë. Toshkovski tha se sektori për luftë për terrorizëm më 15.12.2024 ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave të Strugës dhe Gostivarit, për veprën penale organizim terrorist.
Ai më pas, se i denoncuari i parë ka organizuar rrjet terrorist ku kanë marrë pjesë edhe të akuzuarit tjerë, ndërsa sipas tij, qëllimi ka qenë sulmi ndaj objekteve publike në Maqedoni.
“I denoncuari i parë ka shpërndarë material propagandues në rrjetin telegram dhe ka rekrutuar anëtar të ri, ka tentuar të blej armë, të ndërtoj mjete shpërthyese të cilat më pas do t’i përdornin”, tha Toshkovski, raporton SHENJA. Në rastin e dytë, ministri Toshkovski, tha se pas disa muajve hetim është zhvilluar aksion ku është shkatërruar një grup prej 18 personave, të cilët kanë kryer vepra penale “vrasje”, “tentim-vrasje”, “krim të dhunshëm”…
Toshkovski, duke aluduar në aksionin kundër grupit të ashtuquajtur “Bellanoca”, tha se janë bastisur 24 persona, në 30 lokacione, ku prej tyre 28 në Shkup dhe dy në Veles. “Pas bastisjeve deri tani është gjetur armë zjarri, mjete tjera lidhur me të, pancirë dhe deri tani janë gjetur mbi 30 milionë denarë”, tha Toshkovski.
Janë marrë 5 motoçikleta, sasi më e madhe e ari, telefona dhe gjësende tjera. Toshkovski tha se janë duke rrjedhur bastisje dhe se është ngritur kallëzim penal për 18 persona, për veprën penale vrasje, tentim për vrasje, ndërsa në mesin e tyre është edhe vrasje në Shisha Bar në Çarshi.