May 15, 2025
kryemadhi11.jpg


Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.

Pas qëndrimit rreth dy orë në gjykatë, Kryemadhi doli dhe tha për gazetarët se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.

Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg dhe do të ndiqet rruga ligjore.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty. Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.

Monika Kryemadhi ironizoi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *