May 15, 2025
IMG_1205-300x217.jpeg


GREQI- Dy shqiptarë kanë re pre e një atentati mafioz në Athinë rreth orës 13:00 të 15 dhjetorit. Njëri prej tyre vdiq pasi u qëllua me plumb në kokë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Dy shqiptarët janë qëlluar me armë zjarri jashtë një lokali në lagjen Thrakpmakedones.

Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella 47 vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve në kokë dhë në bark.

Sipas mediave në Greqi atentati ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në veri të Athinës. Autorët i kanë zënë në pritë me një makinë, që po ditën e sotme ishte raportuar e vjedhur në Patisia. Ky detaj i bën hetuesit të besojnë se ishte një atentat mafioz dhe po hetohet përplasja mes grupeve kriminale.
Sipas dëshmitarëve okularë, autorët iu afruan viktimave në këmbë dhe ishin të veshur me rroba të zeza. Më pas ata u larguan me makinën e vjedhur.

“Dëgjuam të shtëna, pamë njerëz me të zeza te lisharëset. Në fillim menduam se po hidhnin fishekzjarrë. Pastaj, pamë një djalë që thërriste ‘i kanë vrarë, i kanë goditur’. Policia erdhi relativisht shpejt, më pas filluan të mblidheshin njerëz, sepse në fillim nuk e kishin kuptuar çfarë kishte ndodhur”, thotë një dëshmitare.

Davella nga Mesopotami, kishte edhe nënshtetësi greke dhe ishte pronar i një lokali në lagjen Peristeri të Athinës. Ai në periudhën 2009-2010 është proceduar nga autoritetet për pjesëmarrje në organizatën kriminale të një bosi të njohur. Davella ka qenë mik me 3 personazhe të tjerë të ekzekutuar po ashtu në Greqi vitet e fundit,

grekë Manolis Karagiannis (një nga kumbarët më të njohur të jetës së natës), Vasili Griva dhe Giorgo Litsa. Këta të tre me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë.

Ndërkohë, i plagosuri Lolo raportohet se disa ditë më parë kishte shkuar nga Dubai në Athinë, duke qenë se qëndronte mes këtyre dy vendeve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *