January 7, 2025
kuvendi-shqiperi-kosove-750x375-1.png


Shqipëria dhe Kosova kanë nisur përgatitjen për mbajtjen e një seance të përbashkët të dy parlamenteve pas disa ditësh në Prishtinë.

Parlamenti i Shqipërisë i konfirmoi Top Channel mbajtjen e kësaj mbledhje të përbashkët më 20 dhjetor.

Mësohet se kryetarja e kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali dhe homologu i saj Glauk Konjufca, janë duke bashkërenduar organizimin.

E pyetur nga Top Channel në lidhje me këtë takim kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali tha se: “Ky Kuvend i përbashkët vjen si nevojë e koordinimit të agjendës tonë kombëtare për realizimin e objektivave strategjike, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, integrimet euro-atlantike të Kosovës, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe rritjen e kontributit të faktorit shqiptar në zhvillimin, demokratizimin, paqen e sigurinë në rajon e më gjerë”.

Parashikohet të kenë fjalë dy kryeministrat Kurti e Rama, dy kryetarët e parlamenteve dhe nënkryetarët e grupeve parlamentare.

Fokusi do të jenë intensifikimi marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë mbledhje të përbashkët do ti bëhet një bilanc zbatimit të 30 marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare Kosovë-Shqipëri.

Kjo do të jetë mbledhja e dytë e përbashkët e dy parlamenteve.

Ligjvënësit e të dy shteteve u  mblodhën  të dielën e 27 Nëntorit 2022 në Parlamentin Shqiptar, në vigjilje të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Takimi në Prishtinë mes dy parlamenteve fillim vitin e ardhshëm,  vjen në një kohë kur është ndalur tradita e mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive.

Ne qershor të 2023 supozohej mbajtja e mbledhjes së dy qeverive paracaktuar për tu zhvilluar në Gjakovë por u anulua.

Atë kohë kryeministri Edi Rama sqaroi se kjo mbledhje nuk u realizua pas refuzimit të kryeministrit Albin Kurti.

“Shpresoj të takohemi për të ballafaquar opinionet” u shpreh kryeministri Rama.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *