January 7, 2025
auto_8b44d06f-f849-4618-9906-24909661abd91734173304.jpg


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se me ardhjen e PD-së në pushtet rrogat mininale do të jenë 500 euro, ndërsa ato mesatare 1200 euro.

Berisha garantoi qytetarët se do të kenë pagat dhe pensionet më të larta në rajon, duke shtuar se “s’mundet kurrë që pensionisti të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguan rrogëmesmi dhe rrogëlarti”.

“Ju garantoj se në qeverisjen e ardhshme, qytetarët shqiptarë do kenë rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon. Por kjo kërkon të bëjmë shumë punë, kërkon që të diskutojmë me njëri-tjetrin, kërkon që të krijojmë një front. Më thoni mua çfarë e lidh pensionistin socialist me Edi Ramën sot?”

Ky regjim në raport me qytetarin është një shfrytëzues i egër. Po si mund të pranosh një gjë të tillë si kryeministër, kur e di se mbledh gjithsej 8 milionë, se i ke ulur vetë taksat, dhe tani shkon e investon për to? Kjo nuk bëhet kurrë. Kjo është njëlloj si Hoxha që ndërtonte bunkere dhe shtrini qafën juve, thoshte. Pra, kjo politikë merr fund. Ne do vendosim rrogën minimale 500 euro si fillim, rrogën mesatare 1200 euro. Nuk mundet kurrë që pensionisti të paguajë energjinë elektrike me të njëjtin çmim që paguan rrogëmesmi dhe rrogëlarti. Sot çdo pensionist paguan energjinë njësoj si ata që marrin 7 mijë euro në shtet.

Nuk ka mundësi kurrë. Ne do bëjmë përshkallëzim, proporcionim të plotë të energjisë, të ujit dhe shërbimeve. Në këtë mënyrë me një ndërhyrje emergjente ne besojmë se do lehtësojmë dhmbjet e kësaj skamje që ka krijuar qëndrimi i qeverisë me rrogat dhe pensionet.

Natyrisht ne e kemi pasur dhe e mbajtëm, do e kemi dhe do e mbajmë, si qëllim që shqiptarët të jenë më të paguarit në rajon. Ju garantoj se në qeverisjen e ardhshme, qytetarët shqiptarë do kenë rrogat më të larta dhe pensionet më të larta në rajon”, tha Berisha.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *