January 7, 2025


Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian duhet ta njohin Pavarësinë e Kosovës.

Nga 27 anëtarët e BE-së, Pavarësia e Kosovës ende nuk njihet nga Spanja, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.

“Të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës janë përmbushur dhe veçanërisht Kosova duhet të njihet nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë Milanoviq, pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Zagreb të premten.

Ai shtoi se Kosova ka mbështetjen e plotë të Kroacisë në rrugën drejt anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Milanoviq po ashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm sepse do të nënkuptonte stabilitet më të madh në Evropën Juglindore, “që është edhe në interesin kombëtar kroat”.

Kurti më herët u takua me kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq.

The post Milanoviq: Të gjithë anëtarët e BE-së duhet ta njohin Kosovën appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *