July 7, 2025
policia1-770x434-1.jpg


Një konflikt i çastit mes dy nxënësve të shkollës së mesme në fshatin Cakran, Fier, ka përfunduar me plagosjen e një 17-vjeçari.

I riu Y. Xh. është goditur në krah me një mjet prerës nga bashkëmoshatari i tij B. D., dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së

mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *