January 8, 2025
IMG_4771.jpeg


Mbrëmjen e kësaj të Premteje rreth orës 17:30 në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin -Kavajë është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull. Sipas burimeve zyrtare kufoma u gjet në kanalin vaditës në afërsi të fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit. Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit  të Peqinit.

Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim  Dallupi ,25 vjeç nga Peqini. Ai rezultonte i humbur prej 10 ditësh .25 vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi ,ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *