December 23, 2024
xAI-Grok-GettyImages-1765893916-1024x683.jpg


X, rrjeti social në pronësi të Elon Musk njohur më parë si Twitter, në heshtje të plotë ka shtuar një mjet të gjenerimit të imazheve në asistentin e Grok gjatë fundjavës.

Më pas e hoqi dhe tan zyrtarisht po e lançon. Gjeneruesi i imazheve quajtur Aurora, u zhvillua nga kompania AI e Elon Musk, xAI, dhe është trajnuar me miliarda shembuj nga interneti.

Përmes një postimi në blog, xAI tha se Aurora shkëlqen në imazhet reale dhe merr inspirim direkt nga imazhet që ofron përdoruesi.

Aurora tashmë është i disponueshëm përmes Grok në disa vende të botës dhe do të lançohet për të gjithë përdoruesit brenda javës tha xAI. Mbështetja për editimin e imazheve ekzistuese do të vijë në një datë të mëvonshme.

“Grok tani mund të gjenerojë imazhe me cilësi të lartë në disa fusha ku modelet e tjera të gjenerimit të imazheve shpesh kanë vështirësi,” shkroi xAI.

“Ai mund të japë detaje të sakta vizuale të entiteteve të botës reale, tekstit, logove dhe mund të krijojë portrete realiste të njerëzve.” /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *