December 24, 2024
Screenshot-2024-12-11-121615.png


Qeveria pritet të zyrtarizojë një tjetër akt normativ në fund të vitit për të rialokuar shpenzimet si pasojë edhe e suficitit të krijuar.Ministri I financave Petrit Malaj thotë se bashkë me aktin normative do të përcaktohet edhe bonusi që pensionistët do të marrin në pranverë.

Petrit Malaj tha se ‘në fund të vitit pritet akti normativ i rëndësishëm pasi ne do të bëjmë dhe një vlerësim të ecurisë ekonomike më këtë akt normativ ku do të përcaktojmë edhe bonusin e pranverës’.

Deklaratën ministri e bëri gjatë një konferencë për shtyp ku raportoi të dhënat që instat publikoi një ditë më parë në lidhjen me rritjen e pagës në shtet. Paga mesatare bruto në sektorin publik në tremujorin e tretë 2024 arriti në rreth 986 euro rreth 15% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *