4
Reperi i njohur Mc Kresha ka zbuluar detaje interesante nga jeta e tij personale dhe profesionale gjatë një interviste në podcastin “Flet”. Një nga temat e diskutuara ishte konflikti i tij me grupin Babastars dhe veçanërisht me Getoarin.
Mc Kresha pranoi se konflikti mes tyre kishte zgjatur për më shumë se 11 vjet, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe nuk kishin komunikuar aspak. “Me Getin s’kam fol për më shumë se 11 vjet,” tha ai. Megjithatë, takimi i fundit mes tyre shënoi një moment pajtimi. “Edhe kur u takuam kohëve të fundit, po qeshnim. Thash: Aq shumë e kemi marrë seriozisht këtë Beef more vëllai. Jemi hidhëruar, s’kemi fol dhe asnjë lek s’e kemi shfrytëzu.”
Reperi krahasoi situatën me rivalitetet e famshme në industrinë muzikore ndërkombëtare, si ajo mes Kendrick Lamar dhe Drake, duke theksuar se konflikti mes tij dhe Getit nuk kishte marrë një dimension biznesi apo përfitimi ekonomik. “E kemi marrë aq kulturarisht sa s’jemi marrë me të në formë biznesore,” shtoi ai.
Burimi i Lajmit
#Nuk #kemi #folur #për #vjet
#showbiz #bigbrothervip