December 23, 2024
458671786_1019248079993919_7266335291384469331_n-850x441-1-780x439-1-jpg.webp.webp


Nga 29 gushti kur ka filluar aplikimi për regjistrimin e votuesve nga diaspora, deri më 11 dhjetor janë bërë mbi 30 mijë aplikime ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Në fillim të mbledhjes së KQZ-së u prezantua raporti lidhur me ecurinë e zbatimit të planit të aktiviteteve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Ndërsa, është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“Në bazë të të dhënave, deri më 11 dhjetor, në orën 09:00, pas aplikimit përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org) janë aprovuar 30,656 kërkesa për regjistrim, ndërsa 1,990 janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”.

Gjithashtu, është duke vazhduar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Në bazë të të dhënave, deri më 11 dhjetor 2024, në orën 09:00, janë pranuar 3,208 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit (2,528 përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org dhe 680 në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve) prej të cilave janë aprovuar 3,090 kërkesa, ndërsa 115 të tjera janë refuzuar.

Po ashtu ë htë duke vazhduar edhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 28 dhjetor 2024.

“Gjatë kësaj periudhe, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, përfshirë edhe rastet kur pretendon se ndonjë emër i votuesit nuk duhet të figurojë në këtë listë, qoftë edhe rastet kur figuron emri i ndonjë personi të vdekur, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj përmes sistemit elektronik apo duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Deri më tani, nuk është pranuar ndonjë kërkesë për kundërshtim”, thuhet në raportin e KQZ-së.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *