Postuar: Dhjetor 11, 2024 | 10:41
Pavarësisht se nuk ka ngritur një trofe në tri vite, kritikave të shumë tifozëve kuqezi, Xherri Kardinale dëshiron të mbajë Milanin.
Ditët e fundit kishte qarkulluar thashethemet sipas të cilave themeluesi i “RedBird Capital Partners” mund të ishte larguar nga drejtimi i klubit edhe përpara afatit të caktuar (gusht 2025) për vonesën në shlyerjen e kredisë së shitësit të famshëm për “Elliott”, por sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, sipërmarrësi amerikan nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe në fakt tashmë po punon për të rifinancuar borxhin e kontraktuar kur bleu klubin kuqezi. Një investim total prej 1.2 miliardë euro, nga të cilat 550 milionë të marra si kredi nga shitësi (një hua që shitësi i jep blerësit) qe duhet shlyer me një pagesë të vetme në pak më pak se nëntë muaj (gusht 2025), për arritjen e së cilës Kardinale do të ishte ende i bindur dhe për këtë arsye ai do të ishte tashmë në negociata me “Elliott” për të rifinancuar borxhin, i cili bashkë me interesat është në rreth 700 milionë (për të qenë të saktë 693).
BINDJE PRONARI – Ajo që shtyn të ecë përpara, përveç dëshirës për ta rikthyer klubin në majat e futbollit europian, është besimi se klubi kuqezi (që mbylli dy pasqyrat e fundit financiare me fitim falë të ardhurave rekord) ka një potencial të madh. Këtu ndikon edhe fakti që vlera e klubit do të rritej shumë me një stadium privat dhe negociatat prej muajsh janë duke u zhvilluar për të ndërtuar një “San Siro” të ri pranë atij aktual së bashku me Interin.
Kardinale, lecojmë në artikullin e të përditshmes italiane, e dinte prej disa kohësh se në verën e vitit 2025 do të gjendej në një udhëkryq, por gjithsesi është i bindur se ka kartat e duhura për të gjetur një marrëveshje me “Elliott”-in. Ndoshta falë hyrjes së investitorëve të rinj në kompani, ose duke marrë një rifinancim dhe duke e zhvendosur afatin me tre vjet të tjerë, në vitin 2028 (koha e rifinancimit do të ishte ende subjekt negocimi dhe është e lidhur qartë me normën e interesit). Në çdo rast, negociatat “RedBird”-”Elliott” do të duhet të përfundojnë deri në verën e ardhshme. Nëse Kardinale do të dështonte kur skadon kushtet e huasë aktuale të shitësit, familja Singer do të zbatonte rregullin e pengut dhe do të merrte përsëri kontrollin e “Djallit”.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL