Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi dje (10 dhjetor) se nuk ka ndërmend të njohë 10 marsin e vitit 2025 si datë të përfundimit të mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë ajo vendosi ti drejtohet me një kërkesë për opnion Komisionit të Venecias.
Megjithatë sot, me anë të një njoftimi Gjykata e Lartë bën me dije se ka nisur procedurat e aplikimit për një vend vakant në gjykatën Kushtetuese, duke njohur kështu vakancën pas mbarimit të mandatit të Zaçes.
Dje Zaçaj duhej të shpallte vakancën për shkak të mbarimit të mandatit të saj në Kushtetuese, por iu drejtua me 4 pyetje të Komisionit të Venecias, ku njëra prej pyetjeve ka të bëjë se kur mbraon mandati i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në rastet kur nis me vonesë.
Megjithatë, Gjykata e Lartë e konsideron të përfunduar mandatin e Zaçes pas datës 10 mars 2025.