April 29, 2025
fb.jpg


Mijëra ndjekës të shërbimeve ‘Meta’, Facebook, Instagram dhe WhatsApp, në të gjithë botën u përballën me probleme serioze.

Aplikacionet, në veçanti, u bllokuan, me mesazhe që nuk dërgoheshin, faqet nuk ngarkoheshin dhe si rezultat, postimet nuk shfaqeshin në llogari.

Mbi 42,000 ndjekës në Instagram raportuan probleme me shikimin e postimeve.

Zonat ku u konstatua problemi më i madh ishin në SHBA, në veçanti, Çikago dhe Nju Jork.

Në të njëjtën kohë, mbi 82,000 ndjekës të Facebook u ankuan për problemin e ngarkimit të faqes.

Rreth  11,000 njerëz që përdorin aplikacionin WhatsApp kanë përjetuar vështirësi në menaxhim dhe dërgim. Problemet u raportuan kryesisht nga Nju Jorku dhe Los Anxhelosi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *