December 23, 2024
IMG_1107-300x163.jpeg




Babai i 14-vjeçarit Martin Canit që u vra disa javë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Angel Cani, ka dhënë dëshminë e tij të parë për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Tiranës, këtë të mërkurë.

Ai është pyetur nëse ka pasuri dijeni për ngjarjen e rëndë dhe me kë shoqërohej djali i tij dhe i kanë kthyer sendet personale të viktimës, çantën e shpinës dhe disa rroba që i janë gjetur gjetur në vendngjarje, të cilat u sekuestruan në vendin e ngjarjes nga oficerët e policisë.

Cani gjithashtu është pyetur nëse kanë shkuar për ngushëllim familjarët e autorit apo nëse kanë dërguar njerëz, dhe ai ka thënë se nuk ka shkuar njeri.

Autori Mario Përlleshi ndodhet nën masën “Arrest në burg”, në pritje të vendimit të Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë pasi e ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se ngjarjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.









Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *