2
Dueti “Zero Gradë” nga Arilena Ara dhe Pirro Çako, edhe pse ishte një ndër projektet muzikore më të pëlqyera prej publikut nuk arriti të këndohej, një vendim i marrë nga dy protagonistët për tërheqje nga gara në mënyrë të befasueshme.
Megjithatë, këngëtarja Arilena Ara, përmes një postimi në Instagram, falënderoi fansat për mbështetjen dhe njëkohësisht reagoi ndaj deklaratës së Gjebreas, ku ky i fundit deklaroi se dyshja u tërhoq nga gara për arsye shëndetëore.
Në mënyrë indirekte, Arilena thumbon producentin me fjalët: “Urojmë që i gjithë ky suport e kujdes ndaj nesh t’ju kthehet veç në dashuri e shëndet, të cilat i gëzojmë të dy si kurrë më parë.” Në fund të postimit të saj, Arilena la të hapur mundësinë për projekte të tjera muzikore, duke thënë: “Deri në takimin tjetër: ‘PLOT gradë’ dashuri për ju!”.
Burimi i Lajmit
#Arditi #tha #tërhoqën #për #arsye #shëndetësore #reagon #për #herë #të #parë #Arilena #Ara
#showbiz #bigbrothervip