December 24, 2024
abdixhikuuu-1536x1023-1-jpg.webp.webp


Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në një video të shpërndarë, ka treguar detaje të projekteve të tij në infrastrukturë e energjetikë.

Sipas Abdixhikut këto projekte do të transformojnë rrënjësisht infrastruktrën rrugore dhe atë energjetike. “Nuk ka asnjë arsye që të gjitha rrugët e nisura në Kosovë të mos përfundojnë brenda periudhës trevjeçare. Dhe ky është synim yni. Pra të gjitha rrugët, autostradat, magjistralet që kanë nisur tash e sa kohë, të përfundojnë në Kosovë brenda periudhës trevjeçare”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pari i LDK-së, tha se ka nevojë për angazhimin e gjithmbarshëm kombëtar, drejt ndryshimit të madh që duhet të vijë, më 9 shkurt. “Ne do ta bëjmë ndryshimin e madh të Republikës së Kosovës dhe le të nisë ky ndryshim nga këtu në Mitrovicë e në çdo qytet të Kosovës”, përfundoi ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *