
– Bajer Leverkusen ka humbur të tria ndeshjet e luajtura kundër Interit deri më sot. Ky është një rekord negativ për klubin gjerman, si ai i akumuluar kundër një skuadre tjetër italiane, Atalanta (edhe në atë rast tre nokaut nga tre sfida).
– Hera e fundit që këto dy ekipe u përballën me njëri-tjetrin në Champions daton në 2002-03. Skuadra italiane fitoi si në shtëpi ashtu edhe në transfertë me atë rast.
– Interi ka fituar katër ndeshjet e fundit të Champions, pa pësuar asnjë gol. Skuadra e fundit italiane e aftë për të fituar disa ndeshje radhazi pa pësuar asnjëherë ishte Juventusi (5) në sezonin 2012- 13.
– Që nga fillimi i 2023-24, ekipi i Ksabi Alonsos ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në të gjitha turnetë europiane (një barazim). Në total, gjermanët kanë shënuar 21 gola më shumë se kundërshtarët e tyre në këtë periudhë ndeshjesh (27 gola të shënuar, gjashtë të pësuar) me 206 gjuajtje krahasuar me vetëm 68 të pësuara.
– Interi mund të bëhet skuadra e parë që regjistron gjashtë ndeshje pas pësuar në gjashtë javët e para të një edicioni të vetëm të Ligës së Kampioneve.
– Në Champions-in 2024-25, Leverkusen realizoi 84% të pasimeve nën presionin me intensitet të lartë nga kundërshtarët e tyre; kjo është përqindja e dytë mes të gjithë pjesëmarrësve, pas vetëm asaj të regjistruar deri më tani nga Mançester Siti (87.7%).
– Jan Zomer nuk ka pësuar gol në 75 për qind të ndeshjeve të luajtura duke mbrojtur shtyllat e Interit në Champions (9/12): kjo është përqindja më e lartë midis të gjithë portierëve që kanë luajtur të paktën 10 ndeshje në këtë turne.
– Florian Virc shënoi golin e parë në tre ndeshje të ndryshme të këtij turneu, një rekord në mesin e të gjithë lojtarëve të përfshirë në Champions. Këtë arritje fantazisti e ndan me Kristian Pulisiçin e Milanit. Në historinë e Leverkusen, vetëm Stefan Bainlish ka shënuar më shumë gola të parë në një edicion të kompeticionit (1997-98).
PANORAMASPORT.AL
